Erling Haaland aktualisht njihet si një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve. Klubet më të mëdha evropiane, duke nisur që nga Real Madrid, PSG apo Bayern Munich, kanë shprehur dëshirën për të patur sulmuesin norvegjez në skuadrat e tyre.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, B.Dortmund dëshiron të zgjas kontratën me Haaland, por sulmuesi i ka vendosur një kusht të papërballueshëm. Haaland kërkon 30 milionë euro në sezon, për të firmosur rinovimin e kontratës por kjo është një shifër e panegociueshme edhe për ekipet e tjera që kërkojnë shërbimet e tij.
Gjigandët gjerman kanë një tjetër prioritet, të sigurojnë shërbimet e Rudiger. Ai do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit pasi i përfundon kontrata.
/Priza.al/