“Nuk ka fjalë për mirënjohjen ndaj Italisë”/ Rama: Ballkani ka ndikim në Europë, kërkova njohjen e pensioneve

Kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ndodhet në Itali ditën e sotme ka dalë në një konferencë për media, së bashku me homologun italian Mario Draghi.

Rama është shprehur se i vlerëson shumë marrëdhëniet me dy vendeve dhe bëri me dije se me homologun e tij ka diskutuar mbi mënyrat se si do të thellojnë më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.

Fjala e Ramës:

“Si gjithmonë është një nder të jem në këtë pallat, po këtë herë nuk është vetëm një nder, por edhe një privilegj që takoj Mario Draghin. Dua ta falënderoj, është një mundësi për të mësuar dhe diskutuar jo vetëm gjërat e tashme por edhe për të projektuar drejt së ardhmes. Folëm edhe për integrimin europian që të çelim një korsi më të shpejtë, që të mund të integrohen sistemet universitare europiane me ato te Ballkanit. Apo sistemet e bujqësisë, inovacionit e të tjera, pa harruar tranzicionin ekologjik. Është një sfidë e përbashkët. S’ka pse të ketë dy korsi të ndara. Çfarë do që të ndodhë në Ballkan si në të mirë edhe në të keq ka një ndikim të menjëhershme në Europë. Është e vetmja me një kufi të jashtëm e të brendshëm.

Mund t’i kërkoj edhe një përshpejtim të njohjes së pensioneve. Folëm sic e tha edhe kryeministri për sigurinë dhe për drejtësinë dhe këtu mendoj se kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që tu drejtohen më shumë të rinjve për një edukim e arsimim me cilësi të lartë.

Sigurisht ka patur shumë që është bërë. Italia ka patur rol kryesor në të gjithë periudhën e këtij kalimi jo të thjesht, nga një regjim i mbyllur në demokraci funksionale. S’do e shprehim dot me fjalë gjithë mirënjohjen ndaj këtij vendi. Mund të bëhet më shumë, sepse sot nuk janë vetëm shqiptarët në Itali po edhe shumë italianë në Shqipëri. Është një e ardhme që do na lidhë gjithnjë e më tepër. Shqipëria është një vend i vogël në zhvillim, duhet të gjehen mënyrat për ta përforcuar edhe më tej lidhjen. Shpresoj kryeministri do të ketë mundësinë të vizitojë Shqipërinë.” përfundoi Rama.

Në përfundim të fjalës së tij, ku kryeministri Rama zgjodhi të flasë në gjuhën e vendit pritës, Draghi përgëzoi Ramën për ‘italishten perfekte’ siç u shpreh ai.

Draghi: Urime për italishten perfekte
Rama: Më duhet të falënderoj gjyshen time

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *