Njëri prej tyre u nda nga jeta në një kohë kur duhet të ishte në kulmin e karrierës, ndërsa një tjetër po lëngon prej kohësh dhe askush nga autoritetet nuk kujtohet më për të.
Bëhet fjalë për një nga 4 Parodistët e Vlorës, Mjeshtrin e humorit, Mane Lumani, i cili është duke kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore. Mjeshtri i humorit shqiptar, është në pamundësinë financiare për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër dhe prostatë.
Familja e artistit ka shpërndarë në rrjetet sociale numrat e llogarisë, duke kërkuar ndihmën e dashamirësve të artit dhe të Manes, të cilit i duhet që të bëhet operacion urgjent në shtetin fqinj, Itali.
23 vjet më parë, pikërisht në nëntor të vitit 1998, qyteti u sensibilizua dhe u solidarizua me problemet e para shëndetësore të Mane Lumanit, duke i mundësuar ndërhyrjen mjekësore në Itali. Tashmë ai kërkon sërish ndihmë për një tjetër ndërhyrje që kushton shumë.
/Priza.al/