Masakra në Fier/ Ja veglat e punës që ka përdorur monstra kundër të miturit

Policia e Fierit ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Grecalli të Fierit.

Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije se sipas dëshmisë së nënës, vogëlushi kishte dalë nga shtëpia në orën 08:00, e nuk ishte kthyer më në banesë. Nëna e të miturit ka telefonuar policinë dhe ka treguar për rastin. Ndërsa rreth një orë më pas, ajo ka bërë kallëzimin për humbjen e djalit. Nga provat që ata kishin, kanë shkuar për kontroll në banesën e shtetasit Klodian Çalamani dhe pas kërkimeve, kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës të mbuluar në baltë në oborr.

Ai dyshohet se e ka varë fëmijën me kazmë, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një lopatë, biçikletë dhe rroba të vrasësit, të cilat janë dërguar në laborator.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion përfundimtar

Ditën e djeshme, rreth orës 14:40, jemi njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur. Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *