Aktori hollivudian Tom Cruise, ishte sot në pistën ajrore ushtarake britanike “Duxford” në Cambridge, teksa vijonte leksionet e fluturimit për xhirimet e filmit “Mission Impossible 8”.
Aktori 59-vjeçar erdhi në pistë me një helikopter “B3” me një xhup ngjyrë kafe, teksa më pas vendosi helmetën dhe u ngjit në kabinën e aeroplanit.
Ai mori drejtimin e avionit prodhim i vitit 1941, “Boeing B75N1” me të cilin fluturoi rreth 30 minuta para se të ulej përsëri dhe të futej në hangar.
Aktori raportohet se ka përfunduar xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” në shtator, por pa humbur kohë ka nisur xhirimet e pasuesit “Mission Impossible 8”.
Një burim tha për të përditshmen “The Sun”: “Tom ka nisur të mësojë të fluturojë me biplanin Boeing Stearman për një nga skenat madhore të Mission: Impossible 8.”
“Kjo është një detyrë që kërkon aftësi, por ai nuk do t’i bjerë shkurt për t’ia lënë dublantit”.
/Burimi: The Sun/Përshtati: Priza.al/