Vrasësi i Mateos së vogël në Fier nga Klodian Klodian Çalamani, është marrë në pyetje disa herë nga hetuesit por nuk ka preferuar të japë detaje të reja mbi krimin makabër që ka bërë.
E vetmja fjalë që ai ka thënë para hetuesve ka qenë ‘ndodhi’, e ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur edhe disa lodra të Mateos.
I mituri është goditur barbarisht 2 herë me kazmë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.
Mateo ishte parë nga fqinjët duke bërë xhiro me një biçikletë të kuqe, siç duket dhe në foton e siguruar nga Top Channel, dhe kur policia ka pyetur se kush e posedon biçikletën me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkuar në shtëpinë e vrasësit i cili në fillim ka bërë rolin e të paditurit, ndërkohë që ishte duke pirë raki.