Ditën e sotme në në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi një 25 vjeçar banues në Lezhë, ka rrezikuar jetën e tij pasi automjeti tip ‘Audi’ me të cilin ai po udhëtonte është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.
Fatmirësisht i riu që ndodhej në timon ka arritur të dakë në kohë nga makina, i cili është djegur plotësisht. Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:00 dhe dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/Priza.al/