2 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Turqinë sot, duke krijuar panik te qytetarët. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë në orën 15.40 është regjistruar në zonën Düzce në një thellësi prej 7.9 kilometrash. Epiqendra ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit., pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Sakarya… Bolu dhe disa zona të tjera.
Për shkak të panikut pas tërmetit qytetarët janë larguar nga shtëpitë dhe vendet e punës. Kjo lëkundje sizmike është pasuar edhe me një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 në orën 15:57.
Siç shihet nga pamjet e përcjella në rrjete sociale në momentin e rënies së tërmetit njerëzit kanë dalë me vrap nga dyqanet. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kujtojmë se Turqia kohët e fundit ka pasur edhe tërmete të tjera që kanë shkaktuar viktima.
It was reported that an #earthquake with a magnitude of 5.3 occurred in #Duzce, #Turkey. The shaking caused fear and panic in nearby cities, including #Istanbul.#quake #deprem #düzce #kandillirasathanesi #anews pic.twitter.com/RR4POXrC4i
— ANews (@anews) November 17, 2021
/Priza.al/