Vrasja në Fier/ Policia nuk lejon familjarët e Mateos të ndezin qirinj pranë vendit ku u gjet i pajetë 8-vjeçari

Pas varrosjes së trupit të pajetë i të voglit Mateo, nëna e tij dhe familjarë e të afërm të 8-vjeçarit kanë kërkuar që të ndiznin qirinj në vendin ku u gjet i pajetë trupi i vogëlushit, por policia nuk e ka lejuar.

Familjarët donin të bënin homazhe pranë gropës ku ishte varrosur 8-vjeçari, i cili u vra në mënyrë makabre nga 38-vjeçari, Klodian Calameni, por policia e ka kundërshtuar një veprim të tillë.

Ai u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërkohë që në shtëpinë e tij ka pllakosur dhimbja dhe të qarat, ku jo më larg se dje mbushej nga gëzimi e hareja e tij.

Një fëmijë i shkëlqyer, i qeshur dhe plot jetë ishin fjalët e banorëve për të voglin, që fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *