Basha e thotë qartë: Halli i Berishës është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ngriti me kryetarët e degëve të PD shqetësimin për qëndrimet antistatutore të Sali Berishës, për të cilin tha se “nuk njeh asnjë institucion të PD, nuk njeh asnjë vendimmarrje”.

Basha u shpreh i vendosur për të mos lejuar që këto kushte të krijuara të çojnë PD në izolim, ta bunkerizojnë atë apo ta kthejnë në mburojë të interesave personale. Basha e perforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marrë nga forumet.

Fjala e Bashës: 

“Kjo histori e përdorimit të demokratëvë si mburojë e interesave personale të kujdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Cfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. 

Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s”e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me cfcarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar të PD”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *