Autoportreti i Frida Kahlos shitet për vlerën rekord

Një pikturë e artistes meksikane Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në New York për një vlerë rekord prej 34.9 milionë Dollarësh. Ky është çmimi më i lartë që është shitur një vepër arti në Amerikën Latine.

Kahlo ka thyer rekordin e vendosur më herët nga Diego Rivera, bashkëshorti i saj me të cilin ka pasur një marrëdhënie të komplikuar, një vepër e të cilit u shit për 9.76 milionë Dollarë.

Piktura e Kahlo ishte një nga autoportretet e saj të fundit, në këtë pikturë ajo përshkruan veten e saj të përlotur dhe burrin e saj e ka pikturuar mbi sy.

Blerësi është identifikuar si Eduardo F. Cosantini, i cili ka themeluar një muze në Argjentinë. Piktura është nxjerr në ankand edhe në vitin 1990 dhe u shit për vlerën 1.4 milionë dollarë.

Kahlo, është konsideruar si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të 20-të, dhe ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *