‘Plas’ sherri mes mjekut dhe kryeinfermierit tek Trauma, u konfliktuan për pacientin

Një ngjarje e pazakontë dhe e pakëndshme ka ndodhur ditën e sotme në ambjentet e brendshme në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë ku kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K., është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped me inicialet J.R.

Konflikti mes tyre ka agravuar deri në dhunë fizike dhe kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit që ndodhej në dhomë që të dilte jashtë. Mes tyre ka ndërhyrë dhe pjesa tjetër e personelit, por kjo gjë ka bërë që sherri nga dhoma të zhvendosej në korridorin e spitalit.

Gjakrat janë qetësuar më pas, por mjeku e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *