Shiu i rrëmbyeshëm, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet që kanë goditur Kolumbinë Britanike në perëndim të Kanadasë ditët e fundit kanë lënë të paktën një të vdekur dhe mijëra të evakuuar, thanë zyrtarët lokalë të martën.
Përmbytjet që kanë goditur veriperëndimin e Paqësorit janë përshkruar si më të këqijat në dekada, me disa zona që marrin pothuajse të gjithë reshjet e tyre të zakonshme mujore në 24 orë.
Dyshohet se disa njerëz të tjerë mund të kenë vdekur pas ditëve të përmbytjeve që lanë mijëra njerëz pa energji dhe qindra shoferë të bllokuar në automjetet e tyre.
A look from a flyover of #BCHwy1 at Tank Hill near Lytton and Nicomen.
For the latest #BCStorm travel info, check @DriveBC‘s website: https://t.co/0sq39Ad5WN#TransCanadaHighway pic.twitter.com/N4zVto5vNK
— BC Transportation (@TranBC) November 15, 2021
Trupi i një gruaje është nxjerrë nga dheu i rrëshqitur që ndodhi të hënën në mëngjes pranë Lillooet, British Columbia, sipas një deklarate të lëshuar të martën nga policia kanadeze.
Sipas mediave të huaja, gruaja ishte nga Lower Mainland, por autoritetet nuk dhanë detaje të tjera.
”Numri i përgjithshëm i njerëzve dhe automjeteve të pagjetur nuk është konfirmuar, megjithatë, hetuesit kanë marrë raporte për dy persona të zhdukur dhe besojnë se mund të ketë pasur automjete të tjera të zëna nga dheu i rrëshqitur”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.
“Ne po kërkojmë nga kushdo që ishte dëshmitar i ngjarjes, ose beson se i dashuri i tyre është zhdukur dhe nuk ka qenë ende në gjendje të kontaktojë me ta, të kontaktojë Detashmentet e Pemberton ose Lillooet RCMP”.
Lillooet ndodhet në veri të Vankuverit në brendësi të British Columbia përgjatë lumit Fraser. Qindra njerëz të tjerë që ishin bllokuar në një autostradë u shpëtuan, thanë zyrtarët e menaxhimit të emergjencave.
Gati 300 udhëtarë përfunduan të bllokuar në rajon, sipas Jonathan Gormick me Canada Task Force 1, një ekip kërkimi dhe shpëtimi me bazë në Vankuver.
Siç bëhet e ditur më tej, autoritetet kanadeze në jug të British Columbia u detyruan të dërgonin urdhra evakuimi përpara rritjes së ujit, ndërsa përmbytjet vazhdojnë të bëjnë kërdi në të gjithë Paqësorin Veriperëndimor më të madh.
Ndërkohë imazhet e postuara në internet nga autoritetet tregojnë përmbytje të përhapura në disa zona.
A job well done by @RCAF_ARC’s 442 Transport & Rescue Squadron. Using 3 CH149 helicopters and supported by a CC115 Buffalo, the Sqn evacuated 311 people, 26? and a? to safety in Agassiz after being trapped by landslides on roads in BC. @CFOperations @MARPAC_FMARP @BCGovNews pic.twitter.com/TXPPR7ih9a
— RCAF Operations (@RCAFOperations) November 16, 2021
/Burimi: Euronews/ Përshtati: Priza.al/