Në vitin 2006, Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu, të dy bashkë morën peng një 16-vjeçare, e cila nuk u përgjigjej ngacmimeve. Ironia e fatit është që 13 vite më parë, xhaxhai i Mateo Vasiut, Floriani, bashkëpunonte me personin që do i vriste nipin.
Por pikërisht kjo çështje, ajo që raportohet se ka nisur një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ankesave për efektivët e Policisë së Fierit. Xhaxhai i të miturit të masakruar, i cili mori peng 16 vjeçaren, nuk u gjet asnjëherë dhe nuk dihet se ku është edhe sot e kësaj dite. Vetë babai i vajzës që u dhunua dikur, pretendon se Vasiu ka pasur lidhje punonjësit e Policisë, ndaj dhe i ka shpëtuar drejtësisë, kështu që SHÇBA ka nisur hetimet.
Ndërkohë që me burg është dënuar vetëm autori i vrasjes së 8-vjeçarit, i cili qëndroi pas hekurave të burgut për 4 vite. Duke vuajtur i vetëm dënimin…
Megjithatë hetimet nga SHÇBA kanë nisur por nuk kanë dhënë asnjë informacion zyrtar ende për media.
Ndërkaq mësohet se vrasësi i Mateo Vasiu, Klodian Çalamani rezulton të ketë qenë përdorues dhe i lëndëve narkotike. Kjo u zbulua nga gazetari Spartak Koka në studion e “Opinion”.
Ai shtoi më tej se 38-vjeçari reagonte keq ndaj fëmijëve dhe të moshuarëve, ndërsa përballë personave më të fortë fizikisht, ai tregohej i bindur.
“Ka qenë dhe përdorues i lëndëve narkotike. Kishte dy veti: ishte i dhunshëm, dhe reagonte keq ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. U thoshte të moshuarëvë që kalonin: ‘pse kaloni me karro?’. Ndaj personave më të fortë fizikisht se ai ishte më i bindur”, u shpreh Koka.
/Priza.al/