Të gjithë e dinë se vaksinat e koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore. Rrallëherë dikush mund të kalojë ditën pas vaksinimit pa asnje ndjenjë shqetësimi. Për këtë arsye, një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.
Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi t’i bie të fikët gjatë marrjes së vaksinës.
“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër koronavirusit. Rritja e vëllimit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët,” tha për Health zëdhënësi i CVS, Matt Blanchette .
Gjithashtu vlen të përmendet se në faqen e CDC-së thuhet se dhënia e ushqimeve apo lëngjeve për pacientët mund të parandalojë rastet e të fikëtit, por theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme. Sigurisht, uji nuk mund të parandalojë me magji efektet anësore.
“Kujdesuni të jeni të hidratuar në rast se keni temperaturë, sepse në këtë mënyrë ju lehtësoni dhimbjen e kokës”, tha Thomas Russo, një infektolog në Universitetin në Buffalo. Ai tregon se ende nuk ka të dhëna që do të vërtetonin se kjo do të ndihmojë në vaksinimin kundër koronavirusit.
“Megjithatë, konsumimi i ujit përpara vaksinimit nuk mund të dëmtojë në asnjë rast. Pra, nuk ka asnjë arsye për të mos pirë një gotë ujë,” shtoi Russo.
/Priza.al/