Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot para gjykatës së Fierit duke iu dhënë mbështetje familjarëve të Mateos së vogël.
Një zonjë e vjetër tha se kanë frikë që të dalin me nipërit dhe mbesat nga shtëpia, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë. Ajo kërkoi varje të autorit.
“Po më qan zemra, kemi nipër e mbesa. Do na bëhet hataja. Është gjynah nga zoti, ça bën ky shtet?! S’kemi siguri për jetën. Unë si nënë do e heq zvarrë. Fëmijët po i rrisim për t’i gëzuar dhe jo për të na i vrarë. Ne i shoqërojmë nipër e mbesa në shkollë dhe në kopsht. Kemi frikë. Ai të varet prej gjuhe në mes të Fierit si ata të Libofshës.”, tha zonja.
Ndërkohë, një tjetër qytetar u shpreh për mediat se qytetarët duhet t’i bashkohen kësaj kauze, dhe jo të ngrihen në protesta për PD dhe PS.
“Më dhemb shpirti, nesër mund të ndodhi të fëmija ime. Një gocë e kam 7 vjeçe, një 3 e gjysëm dhe 4 muajsh, Ku jetojmë ne? Në Guatemala. Ça është kjo? Ik largojeni, digjeni!”, tha ai.
“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Në mes të Fierit ta varin. Ai ka ndenjur pa mjekim. Ta varin. Ta shohim të gjithë”, është shprehur një e afërmve.
“Ishin kamerat e nxorën të drejtën kushedi kur do ta gjenim kufomën. Ne do të punojmë prapë për atë kriminel. Ai në burg është si në hotel me të gjithë të mirat. Ai atë kërkonte, por të bënte një vjedhje jo të merrte djalin nga gjiri jonë. Ne do ta presim këtu çdo ditë”, kanë thënë familajrët.
“Mateo një engjëll, ku futej në gropë ai”, është shprehur një tjetër familjare.
“Mezi e ka rritur me sakrifica. Iknin në mëngjes dhe vinin nga punë për të siguruar të ardhmen e fëmijëve. Të vijë një dorë e një kriminel të mallkuar dhe të marrë djalin nga gjiri jonë është e pafalshme. Të varet, Të çohet i gjithë populli , të çohet. Na janë tharë lotët, nuk kemi më lot. Vetëm varje për atë kriminel. Edi Rama del e thotë nuk ka ligj për varje, por përse more kryeministër të lëndohet një në tjetër siç jermi lënduar ne. I vari Sali Berisha atëherë , u bë shembull. Ti varin çdo kriminel, edhe vëllai im të jetë, mu në mes të Fierit të varet, të jetë shembull”, ka thënë mes lotësh një tjetër e afërme.
/Priza.al/