Për shkak të tensioneve në Gjykatë, jepet masa e sigurimit “arrest me burg” për autorin e vrasjes makabër të 8-vjeçarit Mateo Vasiu ne Grecalli, ngjarje e cila ka ndodhur në mbrëmjen e pardjeshme.
Seanca gjyqësore është zhvilluar pa prani te autorit 38 vjeçar Klodian Çalamani ndërsa nga policia është marre deklarata e tij ku ka shprehur vullnetin qe gjykimi te behej ne mungese te tij.
Familjarët e Mateos kanë hyrë me forcë në Gjykatën e Fierit pasi duan të jenë të pranishëm në seancë, e parashikuar të niste në orën 10:30. Të shumtë në numër kanë thyer derën e jashtme, dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të Gjykatës, pavarësisht tentativës se policëve për t’i ndalur.
Duke marrë parasysh këto tensione Gjykata ka dhënë vendimin për autorin e të miturit pa prezencën e tij, në mënyrë që të shmangë përplasje të mëtejshme.
/Priza.al/