Familjarët e Mateos nisin ‘referendumin’, kërkojnë dënimin me vdekje të Klodian Çalamanit

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë nisur aksionin e tyre për mbledhjen e firmave ku kërkojnë dënim me vdekje të 38-vjeçarit.

Ata kanë nisur si fillim nga gazetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes. Mes të tjerash ata i bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme dhe të firmosin peticionin.

“Po nisim që të mbledhim firma për dënimin me vdekje. I bëjmë thirrje që të gjithë qytetarëve, që të firmosin në këtë fletë, që të hedhim firmat, për dënim me varje. Kush ka motër, vëlla, iu bëjnë thirrje që të na bashkohen të gjithë për dënim me varje. Le të vijnë këtu para gjykatës.”, tha një prej familjarëve.

Qytetarët ndodhen prej orësh në Gjykatën e Fierit ku kërkojnë njëzëri “Varje” për autorin.

“Policia punon, por i lë gjykata. Pisa janë, edhe avokatët mbrojtës që i dalin në krah këtyre ordinerëve”, është shprehur i revoltuar një qytetar.

“Unë i jap bukë me lekët e mia. Unë të punoj ai të ushqehet në burg. Me varje të dënohet”, ka thënë një tjetër qytetar.

Kujtojmë që Klodian Çalamanit iu dha me masa arrest me burg nga gjykata e Fierit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *