Vendimi i gjykatës së Fierit për masën e sigurisë arrest me burg në mungesë ndaj Klodian Çalamanit ka irrituar edhe më shumë familjarët dhe të afërmit e vogëlushit 8 vjeçar që u vra mizorisht nga fqinji i tij.
Ndërsa e kishin mësuar nga mediat masën e arrestit me burg në mungesë, familjarët të tensionuar i janë drejtuar sërish kangjellave të derës së jashtme të gjykatës duke tentuar t’i hapin me forcë.
E ëma në gjendje të rënduar psikologjike u shpreh se familjarët do të vijojnë të kërkojnë varjen e 8-vjeçarit, me qëllim që djali i tyre të prehet më në fund në paqe.
E ëma e vogëlushit kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, për tu bërë shembull ai i cili i ekzekutoi në mënyrë makabër të birin.
“Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duam ta varin, ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndahu nga familja, ma ndau nga shokët e shoqet. Ma gënjeu ma mashtroi, i tha ik blemë një bukë dhe kur Mateo ja çoi, ai ia futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se do e gjeni copa copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë. Të varet në mes të Fierit dhe vetëm kështu mund të gjej qetësi djali. Do presim, këtu jemi përditë, nuk ikim. Nuk mundem të flas më shumë se nuk kam zemër”, tha ajo.
Ndërkohë gjykata e Fierit ka pezulluar punën për sot dhe nuk do të zhvillojë më asnjë seancë gjyqësore.
Familjarët kanë njoftuar se do të nisin të mbledhin firmat për një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje ndërsa kërkojnë që autori i krimit të rëndë të varet në mes të qytetit.
“I lusim gjithë qytetaret kush ka mundesi që të bëhet dënimi me varje ai njeri të na ndihmojnë të hedhin firmat e tyre, i lusim kush ka fëmijë vëlla motër, te vijne te gjykata te firmosin”, tha nje nga te afermet e vogëlushit.
/Priza.al/