Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi e cila ishte e pranishme në një takim nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi rastet e abuzimit seksual apo vrasjes së Mateos së vogël. Edhe pse drejton një institucion që u krijua me futjen e Muzhaqit në kabinetin qeveritar në mënyrë që fëmijët të kishin një vëmendje më të madhe, ministrja tha se në fakt ajo nuk ka asnjë lloj përgjegjësie mbi këto ngjarje.
Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet
Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz
Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…
Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.
Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)
Bora Muzhaqi: Mirupafshim
/Priza.al/