‘Nëse Vjosa do të shpallej Park Kombëtar…’/ Leonardo DiCaprio reagon sërish në mbrojtje të lumit

Aktori Leonardo di Caprio ka kërkuar vazhdimisht që Vjosa të shpallet Park Kombëtar në mënyrë që të jetë e mbrojtur nga digat apo projekte të tjera që mund ta dëmtojnë.

Ai ka bërë sërish thirrje në një postim në “Instagram”, duke thënë se Vjosa do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit duke gjeneruar rreth 20 milionë euro të ardhura .

“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, shkruan aktori.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *