Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për të pandehurit, ja arsyeja

Seanca gjyqësore për zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë. Shkak mësohet se është bërë mosmarrja në dijeni e të pandehurve dhe e personave që duan që çështja të pushohet.

Të akuzuarit për zhdukjen e Prengës janë: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të pushohet çështja për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Aleks Doçajn dhe Ardian Doçajn.

Shkak zhdukjes së Jan Prengës dyshohet se është bërë vëllai i tij Astrit Prenga. Mendohet se ai ka vjedhur një pjesë të sasisë së drogës që u transportua në portin e Portsmuthit në Angli. Rexhepi dhe Funiqi vepruan në formë kërcënimi Astrit Prengës në mënyrë që ai të kthente sasinë e drogës së grabitur.

Dritan Rexhepi ndodhet aktualisht në burg në Ekuador.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *