Këtë pasdite malet rreth Peloponezit gjëmuan nga shpërthimi i një avioni luftarak të Forcave Ajrore Greke. Avion gjuajtës “F16” i Forcave të Marinës Greke është rrëzuar në zonën e Andravidhës.
Avioni thuhet se është rrëzuar gjatë procesit të uljes në bazën ushtarake të kësaj zone të Peloponezit Perëndimor.
Për fat të mirë para përplasjes piloti i tij ka përdorur sistemin e hedhjes së sediljes me katapultë dhe pasi i është hapur parashuta ka mundur që të bëjë një ulje të butë në tokë dhe ka shpëtuar.
Më vonë piloti është transportuar në spitalin ushtarak për arsye sigurie.
Avioni “F16” kthehej në bazë pas një fluturimi stërvitor. Në vendngjarje ndodhen ekip e ekspertësh për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Avioni ishte i tipit “F-16 Block 52+”, që janë një version më i përparuar dhe i modifikuar i “F-16”.
/Priza.al/