Një tërmet ka ranë pak çaste më parë në Greqinë Veriperëndimore në zonën e Igumenicës, në kufi me Shqipërinë.
Tërmeti raportohet se ka qenë me fuqi 4.3 ballë të shkallës Rihter dhe ka rënë në Greqinë Veriperëndimore, në një thellësi fokale 10 kilometra.
Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale apo lëndime në njerëz nga tërmeti, ndërkohë që qytetarët grek kanë dalë nga banesat të frikësuar pas lëkundjeve të para.
/Priza.al/