Gazetari Ylli Rakipi bashkë me gazetarin Ilir Babaramo mendojnë që në kuvendin që do të mbahet në datën 11 dhjetor do të ndodhin gjëra të çuditshme.
Në emisionin e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, plasi debati për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në panelin e të ftuarëve ishte edhe gazetari dhe moderatori Arjan Çani, i cili tha: A do të ketë vrasje dhe burgosje në fund?
Rakipi: Ky është sistem i jogarës. Pritet që të marrin edhe drunë për t’u rrahur me njëri-tjetrin këta.
Babaramo: Po aty do venë mo. Si Kongresi i LDK-së, kongresi i karrigeve pas vdekjes së Rugovës. E zgjidhen me karrige kush kishte trimat më të mëdhenj…
Çani: Në emër të kujt Basha apo Berisha mund të luftojnë për pushtet. Biseda bëhet interesante, nuk ka dramë dhe fillojnë marrin jetë hiptezat. A do ketë vrasje në fund? A do ketë burgosje?
/Burimi: MCN TV/