Dita nis me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat Juglindore duke rrezikuar edhe shira të pakët, por mesdita dhe orët vijuese do të largojnë gradualisht vranësirat nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 2°C ndërsa mesdita ngjit termometrin në 22°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
/Priza.al/