Harta globale e grupeve të gjakut! Shqipëria nga të paktat në Europë me zero pozitiv

A e dini se cili është grupi i gjakut që mbizotëron te shtetasit shqiptarë? “Visual Capitalist”, një faqe globale e publikimeve online ka realizuar hartën e grupeve të gjakut më të përhapura në secilin vend.

Në vendin tonë sipas hartës, mbizotëron grupi i gjakut zero. Shqipëria është një nga tre vendet e Europës, së bashku me Italinë dhe Greqinë, ku mbizotëron zero pozitiv.  Ndërsa në Europë më i zakonshëm është grupi A i gjakut. Pothuajse 40% e popullsisë në Danimarkë, Norvegji, Austri dhe Ukrainë kanë këtë lloj grupi, sipas Visual Capitalist.

Sipas raportit, nga 7.9 miliardë njerëz që jetojnë në botë, të shpërndarë në 195 vende dhe 7 kontinente, grupi më i zakonshëm i gjakut është O+, me mbi 39% të popullsisë së botës që futet në këtë klasifikim. Ndërkaq, më i rrallë është AB-, me vetëm 0.40% të popullsisë që e ka këtë grup gjaku.

Duke e zbërthyer në nivel kombëtar, këto statistika fillojnë të ndryshojnë. Meqenëse faktorë të ndryshëm gjenetikë luajnë një rol në përcaktimin e grupit të gjakut të një individi, çdo vend dhe rajon tregon një histori të ndryshme për njerëzit e tij.

Azia

Edhe pse O+ mbetet grupi më i zakonshëm i gjakut në Azi, grupi i gjakut B është gjithashtu relativisht i zakonshëm. Gati 20% e popullsisë së Kinës ka këtë grup gjaku dhe është gjithashtu mjaft i zakonshëm në Indi dhe vende të tjera të Azisë Qendrore.

Në disa vende të Azisë Perëndimore si Armenia dhe Azerbajxhani, popullsia me grupin e gjakut A+ mbizotëron më shumë se të tjerët.

Amerika

Lloji i gjakut O është më i zakonshmi në nivel global dhe atë e kanë gati 70% e amerikanëve të jugut. Është gjithashtu grupi më i zakonshëm i gjakut në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Afrika

O+ ka mbizotërimin më të fortë midis vendeve afrikane. Vende si Gana, Libia, Kongo dhe Egjipti, kanë më shumë individë me grupe gjaku O sesa AB+.

Europa

Grupi i gjakut A është i zakonshëm në Evropë. Gati 40% e Danimarkës, Norvegjisë, Austrisë dhe Ukrainës kanë këtë grup gjaku.

Oqeania

O+ dhe A+ janë grupe gjaku mbizotëruese në vendet oqeanike, ku vetëm Fixhi ka një popullatë të konsiderueshme të grupit të gjakut B+.

Lindja e Mesme

Më shumë se 41% e popullsisë kanë grupin e grupit të gjakut O+, ku Libani është i vetmi vend me një popullsi të fortë të grupeve të gjakut O dhe A.

/Burimi: Monitor/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *