‘A do pajtohesh me Noizyn?’, reperi MatoLale flet pa dorashka: Kam disa kushte

Reperi shqiptar, MatoLale gjatë një interviste për emisionin ‘Roped with Olsi’, ka thënë se mund t’i jepte fund sherrit me Noizy-n, por me një kusht.

Ai u shpreh se nëse Noizy do të pranonte “të gjithë të zezat që ka dashtë me bërë pas skene”, atëherë MatoLale do ta falte.

‘Nëse do ta pranonte publikisht të gjithë të zezat që ka dashtë me bërë pas skene, që nuk i din publiku. Nëse do ta pranonte me gojën e vet dhe do të pranonte se ka faj kundrejt meje, shumë në rregull me të.’ – thotë MatoLale

Reperi sqaroi mes te tjerash se kujt i drejtohet me frazën që bëri bujë “I kom bo me fol me vete un kto lythat, gjyshat” në këngën Jackpot. Ai tha se me termin “gjyshat” iu referohet artistëve të vjetër që nuk po përkrahin reperët e rinj.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *