Debatet në studion e “Për’puthen” janë të shpeshta dhe konkurentët nuk harrojnë asnjëherë që të thumbojnë njëri-tjetrin.
Këtë herë diskutime të ashpra ka pasur midis ky djemve, Endrit dhe Dejvit. Takimi i Anës dhe Dejvit u bë ‘molla e sherrit’, sepse gjatë takimit që u transmetua në studio, ata kishin përmendur edhe konkurrentët e tjerë, ndër ta ishte Endri.
Ana e ngacmoi Dejvin duke i thënë se, Endri ka shprehur hapur se ndër të gjithë djemtë ai është më i miri sidomos për fizik.
Dejvi shprehet i prerë, pasi sipas tij, Endri është më i miri vetëm në ëndrra dhe se në realitet, pra në program ai s’ka bërë asgjë për gocat.
Siç duket kjo deklaratë ka mjaftuar që të nisi debati në studio.
Endri: Ka negativitet kundrejt meje. Unë nuk jam sjellë keq me të. Kjo u duk edhe në kamera. E kam vënë re që ai përsërit gjëra që unë them. Sa herë që sheh mundësinë për të thënë diçka që do e pëlqejnë të gjithë ky e shfrytëzon. Nga kjo anë s’më pëlqen shumë, mendoj se ai është super super super xheloz për mua. Nuk e kuptoj shumë e çuditshme.
Deivid: Çfarë ke ti që unë të jem xheloz për ty?
Endri: Jam më i gjatë, më i fortë, më karizmatik, kam humor më të mirë.
Deivid: E vetmja gjë që ti ke më shumë se unë është trupi, tjetër gjë jo.
Endri: Kam gjatësi, edhe fytyrën nuk e kam të shëndoshë.
Deivid: O vëlla ty të duket vetja i bukur.
Sipas vajzave, këto diskutime janë boshe. Gjithashtu dhe Endrit ju dha paralajmërim që të mundohet dhe të mos ta bëj kaq të shpeshtë pjesën e mburrjes së vetes, ndaj ai tha se do mundohet.
/Priza.al/