Shaka për 1 prillin? Aktori i njohur largohet nga spektakli më i famshëm i humorit? Ja mesazhi i tij…

Prej kohësh ai ishte larguar nga “Portokallia” dhe ishte shkrirë mjaftë mirë me stafin e spektaklit të famshëm të humorit “Klanifornia” në “Tv Klan”.

Aty kishte pasur plot karaktere dhe personazhe nga më të ndryshmit, duke treguar se është një aktor i formuar.

Por duket se aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, i ka dhënë fund kësaj eksperience dhe ka njoftuar se, po largohet nga spektakli “Klanifornia”.

“Pas një rrugëtimi të gjatë në spektaklin më të madh të humorit në Shqipëri vendosa që rrugët e mia me Klanifornian të ndahen këtu.

Jam rritur në skenën e këtij spektakli dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës drejtuesve dhe kolegëve që më mbështetën. Kam dhënë më të mirën time dhe shpresoj të ju kem kënaqur me rolet e mia.

Kemi pasur momente diskutimesh, emocionesh dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. Vendosa së bashku me familjen time që tashmë t’i përkushtohem një projekti krejtësisht të ri që do të vij shpejt.

E bëra këtë letër të hapur, apo reagim në mënyrë që të mos aludojë askush për ngatërresa me kolegët, drejtuesit apo thashethemet e zakonshme shqiptare.

I uroj Klanifornias rrugëtim të mbarë dhe të vazhdojë të sjellë gëzim te shqiptarët. Shihemi në projekte të rinj, do të ju habis me gjëra të bukura!”,- ka shkruar aktori.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *