Elbasan/ I riu 25-vjeçar donte të provonte ‘Benz-in’, përplas motoçikletën, por edhe ai përfundon në spital bashkë me motoristin fatkeq

Një 25-vjeçar me “Benz” është përplasur me një motoçikletë në aksin rrugor Belsh-Kuçovë. Por nga impakti i përplasjes, duket se si drejtuesi i motorit 54 vjeç dhe i riu janë dërguar menjëherë në spital.

Nga shpejtësia e madhe 25-vjeçari me mjetin tip “Mercedes-Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motoçikletën në ecje e sipër.

I riu me inicale D.K. dhe drejtuesi i motorit S.C., 54 vjeç janë dërguar në spital si pasojë e plagëve të marra. Për fat të mirë, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

“Më datë 19.11.2021, në orën 12:00, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, shtetasi D. K., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. C., 54 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi Nj. F., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *