Aksident në Bulqizë! Përfshihet mjeti i policisë, efektivi më gjendje të rëndë

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku të përfshirë ishin një efektiv policie dhe një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Shupenzë.

Efektivi që ndodhej në automjet është dëmtuar rëndë, gjithashtu edhe drejtuesi i makinës tjetër ka marrë dëmtime më të lehta.

Polici mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Dibrës. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident, apo shkaku i përplasjes së mjeteve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *