Parlamenti i Pakistanit ka miratuar ligjin për kastrimin kimik të përdhunuesve që kryejnë më shumë se njëherë këtë krim. Aktualisht në Pakistan përdhunuesit në grup dënohen me burgim të përjetshëm ose me vdekje, shkruan BBC
Parlamenti e mori këtë vendim pas protestave masive kundër rasteve të shumta të përdhunimeve ndaj grave dhe fëmijëve në vend. Ligji parashikon se qeveria e Pakistanit duhet të krijojë gjykata speciale në nivel kombëtar për të përshpejtuar proceset gjyqësore për përdhunim, dhe të garantojë se rastet e abuzimeve seksuale të zgjidhen sa më shpejt: maksimumi brenda katër muajsh.
Fajtorët për përdhunimet në grup do të dënohen me vdekje ose me burgim të përjetshëm. Më pak se 3% e rasteve të sulmeve seksuale apo përdhunime, përfundojnë me një dënim në Pakistan. Kastrimi kimik, pra përdorimi i frogave për të reduktuar aktivitetin seksual, është i ligjshëm në vende si Korea e Jugut, Poloni, Republikë Ceke dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Amnesty International, kjo është një praktikë çnjerëzore, dhe kërkojnë që autoritetet pakistaneze duhet të përqendrohen në reforma që përballen me arsyet e thella të dhunës seksuale dhe që vitkimat të marrin drejtësinë që meritojnë.
/Priza.al/