Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë do t’i jepte zgjidhje përfundimtare ngarkesës së trafikut që bllokon këtë aks.
Por të shumtë janë ata që ndajnë mendimin se rruga Elbasan-Qafë Thanë duhet të bëhet me 4 korsi, pra një autostradë që lehtëson jo vetëm trafikun turistik drejt juglindjes, por që lidh dy pika të rëndësishme doganore atë të qafë thanës dhe Kapshticës.
Por si e gjykojnë specialistët?
Rruga Elbasan Qafë Thanë përshkohet mesatarisht nga rreth 10 mijë mjete çdo ditë, shifër e cila dyfishohet në fundjavë dhe gjatë verës.
Zgjidhja paraqitet emergjente teksa ky aks rrugor bëhet pengesë edhe për lëvizjet ndërkombëtare të mjeteve.
Shndërrimi me tre korsi mbetet zgjidhje provizore dhe e pamjaftueshme, ndërsa një gjurmim i ri dhe ndërtimi i një autostrade duket se rëndon xhepin e buxhetit të shtetit.
/Burimi: TCH/