Foltorja në Librazhd/ Berisha: Mjerani Basha të japë dorëheqjen! Ka turpëruar PD-në

Foltorja e ish kryeministrit të PD-së Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Librazhd. Qytetarët i kanë rezervuar një pritje shumë të ngohtë duke shprehur hapur mbështetjen ndaj tij.

Në nisje të fjalimit Berisha i kërkoi Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga kryetar i PD. Ai tha se Basha i ka kërkuar Ramës t’i hapë derën pas PD-së ku futet në Parlament, se e shajnë njerëzit kur futet nga dera kryesore.

“Kryetari i PD u dëshmua një peng i turpshëm në kjrye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij, më hap i kishte thënë këto ditë këtë ditë, se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik, mjeran, jep dorëheqjen, ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, parti e idealeve më të larta njerëzore, s’ke punë me ti, ik dhe ik sa më shpejt. 8 vite 4 humbje, secila më e hidhur, më e dhimbshme se tjetra. Ju derdhët lumenj gjaku, sakrifikuat çdo gjë për fitoren e PD, kurse ai kishte një agjendë tjetër, jo se si të fitoni ju dhe PD, por si të bëhej ai që nuk mund të ishte kurrë, si të bëhej lider duke u sjellë nëpër Shqipëri, i pashoqëruar nga asnjë prej jush, sepse mendonte se në këtë mënyrë do të barazohej”, tha Berisha.

Në këtë takim Berisha është shoqëruar nga një sërë figurash politike të PD, si ish-presidenti Bujar Nishani, deputeti Luçiano Boçi, deputeti Edmond Spaho, ish-deputetja Arbiola Halimi, si dhe ish-deputeti Rrahim Çota, nënkryetari i degës Ndriçim Lila si dhe anëtar të kryesisë së degës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *