“Foltorja”/ Berisha në Librazhd: Basha do shkojë në SHBA me dosjen Muzin dhe Toyota Yaris si barrë në kurriz

Ish-kryeministri Sali Berisha, po zhvillon foltoren e radhës në Librazhd paditen e sotme.

Gjatë mbledhjes me demokratët e Librazhdit, Berisha i është drejtuar me nota ironie kreut të demokratëve Lulzim Basha në lidhje me ftesat e marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i sugjeruar që të ketë kujdes, pasi Shtëpinë e Bardhë e vizitoi edhe Saimir Tahiri.

Nga Librazhdi, Berisha deklaroi se ka dy fjalë për Lulzim Bashën, se në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri, por shkoi me dosjen e Habilaj në Kurriz, duke bërë kështu një paralelizëm me të në lidhje me akuzat e Nick Muzin.

“Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për në SHBA. Kam dy fjalë për të “Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saje qorri, Saimir Tahiri, shkoi me dosjen Habilaj në kurriz, ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda, me dosjen Muzin dhe Toyota Yaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën”, tha Berisha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *