Miqësitë toksike, mungesa e intimitetit, mërzia, mund të jenë këto gjëra fajtorët për përfundimin e një lidhjeje? Përgjigja është po, por në varësi të gjinisë, pretendon një sondazh i IllicitEncounters.
Dhe ndërsa bien dakord për disa gjëra, si për shembull se kanë nevojë për dashuri dhe besim për një marrëdhënie, arsyet e tjera janë krejt të ndryshme.
Shumë femra përmendën si arsyen më të madhe të prishjes së marrëdhënies se “burri e do sportin më shumë se ata”.
Për një person mesatar që nuk është i prirur për të tradhtuar, “prishësit” kryesorë të marrëdhënieve janë mungesa e besimit ose njohuria se keni vlera të ndryshme.
Arsyet e tjera të dhëna nga gratë ishin:
“Sporti është më i rëndësishëm për të se unë”, “Nuk është në gjendje të më kënaqë nga afër/është egoist”, “Ai është i fiksuar pas kompjuterit dhe lojërave”, “Nuk dëshiron të ndihmojë në punët e shtëpisë/dembelizmin”, “Mungon besimi”, “Nuk kalojmë kohë bashkë, as në TV”.
Ja çfarë thanë burrat:
“Asaj nuk i intereson seksi”, “Ajo ka gjithmonë një vërejtje”, “Ajo ka miq toksikë”, “Ne kurrë nuk argëtohemi”, “Më duhet një fillim i ri”.
Ndër të tjera përmendën mungesën e pasionit, angazhimin me punën, si dhe faktin se janë të mërzitur dhe më interesantë me shoqërinë.
Ndërsa këto gjëra nuk duhet të shihen si shenja se një marrëdhënie është e dënuar, kjo nuk do të thotë që ne duhet t’i injorojmë ato – ato zbulojnë se çfarë gjërash mund të bëni për ta bërë marrëdhënien tuaj më të mirë se kurrë.
“Studioni me kujdes arsyet pse femrat humbasin vullnetin për lidhje, bëhet fjalë për dy gjëra – egoizmi dhe seksi i keq. Është e rëndësishme që mashkulli të mos e vendosë kënaqësinë e tij mbi kënaqësinë e partneres”, tha ekspertja Xhesika Leoni.
/Priza.al/