‘Do të rritim kapacitetet ankoruese të portit të Durrësit…’, ministrja Krifca flet për buxhetin e peshkatarëve

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan ditën e sotme buxhetin 2022 për peshkatarët.

Në fjalën e mbajtur prej saj, Krifca vuri në pah edhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori. Duke u ndalur tek buxheti i 2022, ajo bëri me dije se nëpërmjet Programit “Mbështetje për peshkimin” do të vihen në dispozicion 702 milionë lekë.

Gjithashtu, Ministrja informoi se do të mundësohet rritja e kapaciteteve ankoruese të portit të Durrësit, për të akomoduar në mënyrë të sigurtë flotën më të madhe në vend që përben 60% te totalit.

Gjithashtu, ministrja shtoi se agrokultura përfaqëson një sektor të rëndësishëm dhe zotëron një potencial të madh.

“Prodhimi i përgjithshëm nga uji i ëmbël, uji i njelmët dhe mjedisi detar, është rritur gjatë viteve të fundit, nga 3450 ton në vitin 2012, në 8799 ton në vitin 2020”, vijoi prezantimin Krifca.

Krifca përfundoi fjalën e saj duke shprehur angazhimin maksimal të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të asistuar në çdo nevojë që paraqet ky sektor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *