Shqipëria mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë 18 pikë, pasi arriti të linte pas një përfaqësuese si Hungaria.
Një çështje më vetë është edhe e ardhmja e trajnerit Edy Reja, të cilin i përfundon kontrata në 2022. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka vendosi të dalë në një konferencë për mediat për të sqaruar këto tema dhe për të vendosur objektivin e radhës të përfaqësueses kuqezi.
“Është realizuar një numër i lartë afrimesh dhe ndeshje miqësore edhe pse kemi qenë në një kohë të vështirë prej pandemisë. Ajo që është objektiv I ekipeve të moshave është që të prodhojë, të ndihmojë e të dërgojë sa më shumë lojtarë te skuadra e parë. Rezultati është i rëndësishëm për të treguar nivelin e futbollit. Nuk mund të them që është në nivelin e objektivave maksimale, por është e kënaqshme. Vazhdon edicion për Kombëtaren U21 që ka fituar dhe ka humbur. Skuadra është premtuese dhe ka emra që mund të jenë në skuadrën e parë.
Eleminatoret e Kombëtares do t’i konsideroja të suksesshme. Skuadra ka grumbylluar 18 pikë si asnjë herë më parë. Kemi bërë ndeshje të mira, kemi rinovuar skuadrën dhe kemi lojtarë të rinj. Ajo që është kryesoja është se kemi lojtarë premtues për të ardhmen. Duke qenë se ka një interes për trajnerin, për mendimin tim kanë bërë një punë të mirë. Objektivi real kur kemi parë shortin ka qenë që të ishim në vendin e 3-të. Kemi luftuar për të qenë në vendin e 2-të dhe ishim shumë afër. Për disa arsye jo vetëm sportive, ndaj Polonisë nuk kishim fat pasi kishim mungesa për shkak të virusit. Kjo është pak a shumë pasqyra për ekipet Kombëtare.
Në futboll edhe skuadra që fiton Kupën e Botës nuk mund të marr notën 10. Është e vështirë të bësh matematikë me lojën, por trajnerit do t’ia vendosja notën 8.
E ardhmja e trajnerit Reja? Kemi filluar një projekt dhe kemi ndërtuar departamente në FSHF. Përgatitësi fizik është edhe drejtori i departametit për përgatitësit atletik. Kemi një projekt që nuk mund të ndërpritet pas një viti. Kjo kontratë përfundon 30 nëntor të 2022 dhe kemi kohë për të menduar për të ardhmen”.
Lojtarë kapriçoz në Kombëtare? “Nuk është kollaj pasi edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’I edukojë sa më mirë. Edhe brenda një ekip, te Kombëtarja janë grumbulluar rreth 40 futbollistë dhe padyshim në ndonjë rast ka patur debate e konflikte. Kjo është gjë e mirë pasi tregon se ke ego dhe do të luash sa më shumë.
Nuk mund të themi që skuadra jonë nuk ka asnjë problem, por në vija të përgjithshme ne kemi çuna të edukuar. Mendoj se kemi çuna të seleksionuar jo vetëm nga ana sportive, por edhe nga disiplinore. Në Angli, Broja nuk ishte prezent dhe nuk ka sesi një trajner të mos bëjë të maksimumin për skuadrën. Broja ishte i dëmtuar, një ditë para ndeshjes u bashkua me skuadrën, bëri stërvitje të diferencuar dhe trajneri kishte dyshime për dëmtimin e tij. Trajneri e la jashtë skuadrës për Anglinë dhe fakti I jep të drejtë trajnerit pasi lojtari kërkoi të qendronte në Londër për t’u rikuperuar me skuadrën e tij. Pjesa tjetër është histori që njerzit duan të sajojnë. Armando Broja është një super talent dhe djal I shkëlqyer. Është vetëm 20 vjeç dhe do ta ndihmojë skuadrën në 10 vitet e ardhshme”.
Besoni se ky grup kualifikohet në Europian? “Unë kisha bindje që ne do të arrinim “Play Off”. Fati nuk ishte me ne, por jo vetëm fati, por edhe faktor të tjerë në Poloni. Fati nuk ishte me ne në Tiranë, kemi një skuadër shumë të mirë. Lojtarët tanë luajnë në skuadra të mira dhe nuk ngrohin stolin. Nuk mund të pretendoj se jam teknik futbolli, por I dallojmë ata lojtarë që spikasin. Në ndeshjet e fundit, 2 lojtarë nga U21 janë gati për Kombëtaren e madhe. Është plotësisht e mundur që Kombëtarja të arrijë në Europian duke parë që numri I skuadrëve është më I madh”.
Stadiumet shqiptare? “Kukësi nuk luan në shtëpi pasi po rindërton, por pas një muaj do të luajë aty. Teuta po rinovon fushën dhe në janar do të luajë në fushën e saj. Në çdo rast kur fusha rinovohet është vendim i skuadrës dhe e ka bërë tani pasi luante në Europë. Pjesa tjetër luan në stadiumet e tyre dhe Shqipëria ka stadiume të kënaqshme për lojën. Ajo që mungon janë fushat për stërvitje e për fëmijë që na mungojnë. Kemi një projekt që është shpallur dhe ka filluar. Nuk mjafton dhe nuk është detyrë që të ndryshojë fushat e stërvitjes dhe stadiumet, por është detyrë e qeverisë vendore”.
Do të rinovojë trajnerin Reja?
“Nations League luhen në qershor dhe shtator. Kontrata me trajnerin përfundon në nëntor dhe kontrata nuk është e njëanshme, por nga të dyja palët. Në mendimin tim duhet të përfundojë kontrata dhe pastaj kemi kohë për të menduar nëse do të vazhdojmë më të. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren dhe skuadra jo vetëm ka grumbulluar 18 pikë, ka fituar Nations League, por ka prodhuar edhe më shumë futboll. Të gjithë tifozët janë mërzitur për ndeshjen ndaj Polonisë, por të gjithë thonin që nuk e meritonim humbjen në Poloni”.
Keni bërë analizë për Kombëtaren? “Analizë nga mua nuk mund të kërkohet. Stafi bën analizë pas çdo ndeshje dhe do të bëjnë pas këtij edicioni. Tani në kohën digjitale informacionet vijnë në kohë reale. Stafi jep informacione në çdo klub sesa ngarkesë ka marrë lojtari”.
Çfarë keni më shumë peng rastin e Manajt apo të Uzunit? “Kjo është lojë gabimesh, por mjafton të bësh maksimumin. Pengu më I madh është rezultati në Tiranë ndaj Polonisë pasi unë kisha besim që do të shkonim në Play Off.
Trajneri Bushi ka kërkuar gjithmonë Brojën dhe Kumbullën. Ai thotë që nëse do të këto lojtarë për t’u kualifikuar, por këtu varet nga dëshira e lojtarit. Muçi u ftua për në skuadrën e parë dhe shkoi te U21. Dihet që në ndeshjen e fundit ishim në emergjencë dhe u rikthye në skuadrën e parë. Trajneri Reja dhe stafi shikojnë dhe mbështesin çdo lojtar nga U15 dhe lartë. Ata janë prezent në çdo seleksionim që ne bëjmë këtu, por edhe jashtë Shqipërisë”.
/Priza.al/