“Edhe pas 30 ditësh vazhdon pastrimi në Pyllin e Sodës”/ ‘Kunjat’ e Ramës për Lelin: Bënë sikur hoqën plehrat, i shtynë më thellë

Kryeministri Rama në takimin që pati me kryebashkiakët dhe prefektët e zonave bregdetare, ceku edhe një herë çështjen e pastrimit të pyllit të Sodës.

Rama nënkupton se kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka bërë sikur i ka pastruar plehrat në qytet por në fakt i ka shtyrë më thellë, pasi sipas Ramës sa më shumë futesh në pyllin e Sodës, aq më shumë plehra ka.

Fjala e Ramës:

“Që kur nisi aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në pyllin e Sodës. Që nga ajo ditë vazhdon dhe s’ka mbaruar akoma plehrat atje. Përse ndodh kjo? Sepse për 30 vite nuk është pastruar. Sa më shumë të futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen. Që do të thotë se edhe kur kanë shkuar gjoja për ta pastruar, i kanë shtyrë plehrat edhe më tej. Për këtë të gjithë kanë kusuret e tyre. Por kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur pastërtinë”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *