“Do dëgjoni çudira”/ Meta i përgjigjet deklaratave të Bashës me një video nga 2015: Fundjavë të mbarë artistit të Rilindjes

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka risjellë një deklaratë të bërë prej tij në vitin 2015 për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu përgjigjur Bashës, i cili ditën e djeshme vijoi me akuzat për të dhe shkruan se me këtë rifresik kujtese për një konstatim që në vitin 2015 uron të gjithë për një fundjavë të qetë, përfshirë dhe “artistin” e Rilindjes.

Postimi i Metës:

“Të dashur miq,
Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Presidenti.

Ndërsa në deklaratën e tij të bërë 6 vite më parë, kur ishte kryetar parlamenti Meta paralajmëronte “çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”.

“Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, zoti Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama”, deklaroi Meta.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *