Konflikti me viktima në Velipojë/ Rama: Plazhet të ndahen me kritere strikte! Bizneset bregdetare të paguajnë më shumë për pastrimin

Kryeministri i vendit teksa ka takuar kryetarët e bashkive dhe prefektët ditën e sotme, ka kërkuar që ndarja e plazheve të bëhet me kritere strikte, në mënyrë që të shmangen rastet siç ishte ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë verës në Velipojë

Rama theksoi se gjobat e larta e ulin më shumë problemin e ndotjes, ndërsa u shpreh se gjobat nuk janë taksa, por një ndëshkim.

Fjala e Ramës:

“Ndarja e plazheve duhet të bëhet me kritere shumë strikte dhe duhet të mbarojë historia e atyre që vijnë nga ana tjetër e vendit për të marrë plazhe. Hotelet që janë në vijën e parë kanë të drejtë ta shfrytëzojnë përkundër taksës që i paguajnë bashkisë. Pasi krijohen situata dramatike siç ndodhi vjet. Bashkitë bëjnë ndarjen , duhet të garantojnë njerëzit që janë kontribuuesit e tyre. Kriteret duhet të jenë të mirë përcaktuara. Asnjë numër koshash nuk përballon dot fluksin e mbetjeve nëse nuk ka ndarje. Besoj që bizneset në bregdet duhet të taksohen me shumë për pastrimin. Problematika me serioze nuk e krijojnë familjet, por bizneset sepse kanë një volum mbetjesh që nuk ka kazan që i mban. Zgjidhja në teori është e thjeshtë. Po të ecësh një orë në Paris është mbushur me thasë se sepse bizneset kanë një orë të caktuar ku duhet të nxjerrin thasët e zi. Nuk ka shans që një biznes të marrë thasët e vet e ti çojë tek kazani sepse aty krijohet kolapsi që shohim në qytetet tona. Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin”, tha më tej Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *