Mashtrimi përmes Call Center në Shkodër/ Vetëm dy ditë ‘arrestim’, lihen të lirë 8 punonjësit

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy ditë më parë 6 vajza dhe 2 djem pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes ‘call center-ave’, ndërsa janë lënë sot të lirë nga Gjykata e Shkodrës dhe është vendosur vetëm masa ‘detyrim paraqitje’.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe  Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin  Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.

Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi te arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Prej një periudhe 1-vjeçare ata kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak, i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Ysniela Dalipi, Nikolin Toma dhe Klodian Memo. Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *