Svanic, një peshkarexhë peshkimi 30 m u kap në brigjet e Norfolk nga forcat kufitare, Nëntorin e kaluar dhe u dërgua në Harwich, Eessex, ku u zbuluan emigrantët.
Anija kishte kaluar 14 orë në det nga Belgjika.
Kfir Ivgi, 32 vjeç, sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandros Glupe, 44 vjeç dhe Igor Koyesi, 56 vjeç u dënuan nga një juri gjykate, ndërsa një tjetër u lirua.
Anija u kap me ndihmën e rojeve bregdetare teksa i arohej Great Yaormouth.Më pas ajo u shoqërua në portin më të afërt i cili isht, Harwich
, ku dhe u gjetën 69 persona të ngjeshur në vaskën e anijes.
Kjo peshkarexhë ra në sy të rojeve bregdetare për shkak se po ecte në mënyrë të shpejtë dhe nuk po bënte ndalesa dhe pse deti po trazohej nga moti i keq që ishte në atë ditë.
Nuk dihet ende se a ishte shuma që kishte marrë pronari i kësaj peshkarexhe për kalimin e paligjshëm të këtyre emigrantëve.
emigrantët ishin nga vende të ndryshme të botës,ato thjesht kishin paguar një çmim kundrejt çuarjes në Britaninë e Madhe, psi atje ishte dhe synimi i tyre.
/Priza.al/