Ditën e sotme u është dorëzuar blloku i parë rezidencial për familjarët të cilët humbën strehën në tërmetin e 26 nëntorit në Vaqarr të Tiranës. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe përfaqësues të “Fundjavë Ndryshe”.
Kryeministri Edi Rama tha se kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur në të gjithë vendin nga tërmeti i 2 viteve më parë. Sipas Ramës falë kësaj përpjekje shumë familje sot jetojnë në kushte shumë më të mira.
Fjala e Ramës:
“Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar me dashuri, cilësi dhe dashuri të madhe. Ky bllok ka pranë shkollën 9 vjeccare, gjimnazin, qendrën shëndetësore dhe të gjitha shërbimet e tjera administrative. Sot familjarët kthehen në shtëpi shumë më të mira se sa i kishin. Më vjen mirë që gjithë kjo përpjekje po ndryshon cilësisht jetën e 33 mijë familjeve. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapsirën ku ka goditur tërmeti 2 vite më parë. Falë kësaj përpjekje të madha ata janë sot ose në kushte shumë më të mira . Nëse shohim sot listën a atyre që kanë hyrë në shtëpi, janë mijëra e mijëra që banojnë në htëpi indiviuale të rindërtuara, janë mbi 500 familje në Tiranë. Jemi në fazën që fillojmë me blloqet. Së shpejti do të hyjnë në shtëpi ata që janë në pritje në Ndroq, Zall Hell, 5 Maji kjo e fundit e cila do të jetë lagja më shembullore e Tiranës pasi gjithçka po rindërtohet nga e para. Në Fushë Krujë, në Tumanë, Lac ku është ndërtuar një lagje e madhe dhe Laci po bëhet një qytet nga fillimi. Në Lezhë, në Kavajë apo deri në Mirditë ku ka lagje që janë drejt përfundimit”- tha ai.
/Priza.al/