Donald Veshaj është cilësuar si një ndër lojtarët më të fortë të shtëpisë së Big Brother Albania. Pas vizitës së moderatores së njohur Bora Zemani ai ka marrë edhe më tepër popullaritet. Por mesa duket aktori është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.
Mbasditen e sotme ai ka treguar se përcaktime të tilla duhet të ndalojnë pasi në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë.
‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’,- tha ai.
Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurrentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.
‘’Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thuaje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’,– thanë ata.
/Priza.al/