Ndodh në Korçë, mbrëmjen e sotme është raportuar se një 22 vjeçare me iniciale E.R nga fshati Pojan i Korçës ka tentuar të vetëvritet me thikë.
Kanë qenë familjarët ato që e kanë parë të renë të mbuluar në gjak dhe ne gjendje të fikti.
Familjarët menjeherë kanë njoftuar ambulancën për ta dërguar në spital.
Sipas të dhënave të para 22 vjeçrja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet se përse e reja ka dashur të kryejë këtë akt, familjarët nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për situatën e ndodhur pasi dhe ato vetë janë shokuar kur e kanë parë vajzën në atë gjëndje.
/Priza.al/