Vranësira dhe reshje shiu, mos harroni çadrën! Ja moti për ditën e sotme

Në Shqipëri rikthehen reshjet e shiut, të cilat herë pas here do të jenë në formë rebeshi. Zonat Perëndimore do të paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar, por pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, pas mesditës vranësirat do të shtohen në edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër.Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 5°C ndërsa mesdita sjellë rënie ku vlera maksimale zbret në 23°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *