Lëvizte në qytet me dorezë hekuri, thikë dhe shkop bejsbolli! Arrestohet i riu në Elbasan

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit ditën e sotme, pasi qarkullonte në qytet me mjete të rrezikshme në makinë.

Gjatë kontrollit të makinës së K.M. u gjetën një dorezë hekuri, një thikë dhe një shkop bejsbolli. Pas sekuestrimit të materialeve, policia e Elbasanit arrestoi të riun.

NJOFTIMI I POLICISË 

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo armë të ftohta, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri). Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *