Manja i dha ‘Ok’-in ekstradimit, flet nga arratia ‘Zoti i drogës’/ Hatija: Më mbajtët peng 16 vite. Pse nuk më ekstraduat që më 2008-ën?  

Epiteti ‘Zot i drogës’, duket se nuk ka qenë aq i mbarë për ish-trafikantin Alket Hatija, i cili duket se po e paguan shumë më shtrenjtë atë që bëri në rininë e tij. Ai do të ekstradohet drejt Italisë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradim, në një kohë që urdhri ka marrë edhe “OK-ein” edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Hatija, është dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë, me vlerë rreth 40 milionë euro.

Por në një kohë kur atij pritet t’i rihidhen prangat, Hatija ka reaguar nga arratia duke shprehur indinjatën dhe zemëratën me Sistemin shqiptar të Drejtësisë.

1637575124_1637574623ALEKTHATIJA.jpg

“Vetëm një gjë dua të di, pse drejtësia shqiptare më mbajti 16 vjet në burg për këtë çështje kur vendimet e gjykatave shqiptare, nuk njihen nga drejtësia italiane? Pse nuk më ekstradoi në Itali, që kur më arrestuan për këtë çështje në vitin 2008? Më janë mbajtur peng 16 vite nga drejtësia shqiptare. Nuk i kam borxh as drejtësisë shqiptare dhe as drejtësisë italian”,- deklaroi Hatija për disa media televizive.

Ai theksoi gjithashtu se, “Jam dënuar për një çështje që bënë marrëveshje Itali-Shqipëri, që ka ndodhur në vitin 2003-2004 dhe drejtësia shqiptare më dënoi me 16 vite burg për këtë çështje dhe e vuajta me vendim gjykate.

Tani me thonë nuk të kemi dënuar mirë dhe do të dënohesh edhe një herë tjetër në Itali po për këtë çështje. Ky është një turp i drejtësisë shqiptare, që po tregohet më kriminele se një kriminel rrugësh”.

Çështja e ekstradimit ka qenë mjaft e koklavitur për Hatijan pasi, ai është arrestuar disa herë dhe dënuar në Shqipëri për trafikun e drogës në Itali. Për avokatët e tij, Hatija e ka kryer dënimin këtu në vend dhe se nuk ka pse të ekstradohet në Itali, për të kryer sërish një dënim që tashmë e ka bërë.

Megjithatë tashmë për të është vendosur ekstradimi përfundimtar drejt Italisë.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *